Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço Stankov dhe Parviz Shahbazov, ministri i energjetikës dhe burimeve natyrore të Turqisë, Alparsllan Bajraktar dhe zëvendësministri i ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Gjeorgjisë, Vahtang Cincadze.
Dokumenti përshkruan kornizën për partneritet të zgjeruar në tranzicionin energjetik, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme energjetike. “Përmes zhvillimit të korridoreve strategjike energjetike dhe zbatimit të inovacioneve në energjinë e rinovueshme, jo vetëm që do të rrisim sigurinë tonë energjetike, por do të krijojmë edhe mundësi të reja për rritje të qëndrueshme ekonomike”, komenton Zheço Stankov.
Foto: me.government.bgGjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..