Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne.
E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe autor programesh. Por, mbi të gjitha, ai është i njohur për punën e tij si kompozitor. Dimitër Nikollov kurrë nuk e ka fshehur interesin e tij për format e mëdha muzikore dhe me kalimin e viteve krijoi vepra muzikore që hynë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve mikse. Në kujtimet tona, Mitko, siç e quanim të gjithë, do të mbetet me materialet e tij të thella dhe të frymëzuara kushtuar të gjitha stileve dhe zhanreve, me takimet e tij me muzikantë të afirmuar dhe të rinj dhe me interesimin e tij për gjithçka të re në botën e muzikës. Dhe mbi të gjitha me dashurinë e tij të madhe për ne, kolegët e tij dhe radion, për të cilën ndau në intervistën e tij të fundit për Radio Bullgarinë:
“Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjoj... “
Mund të lexoni tërë intervistën me Dimitër Nikollov në botimin e mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Radio Bullgaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Dimitër Nikollovit.
Dritë dhe muzikë në rrugën tënde, Mitko!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Mund të të pres përgjithmonë” nga Teodosij Spasov dhe Polina Cvjatkova. Kënga është pjesë e albumit “Përralla Antarktike” që ndërthur..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e parë solo - "I panjohuri" nga ROSS. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:36 - Lajme •13:04 - Kënga e ditës
Sot Bullgaria kremton festën e saj kombëtare – 3 marsin. Në fillim të programit tonë do t’ju tregojmë për historinë e 3 marsit. Pas kësaj do t’ju tregojmë për Monumentin e Mbretit-Çlirimtar në qendër të Sofjes. Në rubrikën “Kënga e Ditës” mund të..