Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit, e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica).
Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me pjesëmarrjen e vajzave nga Trjavna, të veshura si “llazarki” me kostume të bukura popullore dhe flokë të thurura, njoftoi Bashkia.

11 vajzat do të mblidhen herët në mëngjes në oborrin e muzeut "Shtëpia e Daskallovit" dhe me këngë e urime për shëndet do të fillojë thurja e kurorave të tyre me degë shelgu. Dhe këtë vit, momenti më emocionues do të jetë lëshimi i kurorave në ujërat e lumit Trevnenska nga Ura Kivgiren. Atëherë do të bëhet e qartë se cila vajzë do të martohet së pari.

Festa në Trjavna do të përfundojë të shtunën me këngë dhe valle në sheshin e qytetit, ku po zhvillohet edhe pazari dyditor i luleve "Aglika". Pasdite, vajzat do të vizitojnë edhe kompleksin arkitekturor dhe etnografik Etëra pranë qytetit të afërt të Gabrovos.
Foto: BTA - arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..
Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..
Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..