Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"I dashuri im" – një aventurë pop nga këngëtarja Savina

Foto: YouTube

Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im".  Ajo u shfaq në momentin kur Savina kuptoi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Dy projektet janë kaq të ndryshme - ai im solo dhe ai me Jazzboree. Kënga "I dashuri im" është e vetmja e këtij lloji që kam bërë dhe do të bëj. Nuk do të ndjek atë rrugë, në asnjë mënyrë – jam këngëtare popullore, por është thjesht një këngë që lindi në këtë kohë të jetës sime. E krijova unë si muzikë, aranzhim dhe tekst – gjithçka është e imja. Ndjeva sikur kisha nevojë pikërisht për atë lloj muzike në atë moment. Unë besoj se një krijues nuk duhet të jetë i kufizuar.”

Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD