Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të 32-të, Bosilegradi bëhet kryeqyteti ballkanik i gëzimit të fëmijëve për Pashkë

Bullgarët nga vende të ndryshme mblidhen në qytetin serb për të konkurruar për çmimin "veza më e fortë"

7
Foto: festival-bosilegrad.info

Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të Pashkëve, por edhe të përjetojnë edhe një herë kulturën dhe traditat që na përcaktojnë si bullgarë. 

Aleksandër Dimitrov

Mbi 71% prej banorëve të qytetit, i cili ndodhet disa kilometra në perëndim të kufirit bullgaro-serb, janë bullgarë etnikë: "Ne po përpiqemi të ruajmë traditat dhe zakonet," thotë organizatori i festivalit Aleksandër Dimitrov, duke shtuar: "Kjo është arsyeja sepse ne po bashkojmë fëmijë nga krahina dhe shtete të ndryshme dhe po e kthejmë Bosilegradin në një kryeqytet ballkanik të gëzimit fëmijëror”.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit do të zgjasë 7 ditë dhe programi është i mbushur me ekspozita, koncerte, ekskursione dhe gara në të cilat fëmijët do të garojnë për çmimin "Veza më e fortë".


"Tashmë kemi nënkampionë olimpikë, njerëz të njohur nga bota e artit, etj., të cilët kanë qenë në Bosilegrad si fëmijë. Dhe të gjithë e mbajnë mend pjesëmarrjen e tyre," tha Aleksandër Dimitrov për Radio Bullgarinë.


Festimet fillojnë më 16 prill me shfaqjen e dokumentarit "Guaska të forta", i cili tregon historinë e festivalit dhe do të shfaqet në sallën "MaksiM" të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Sofje. 

“Pas kësaj kthehemi në Bosilegrad dhe nga data 17 deri më 24 prill gjithçka do të ndodhë në qytetin tonë. Finalja, sipas traditës, është në Manastirin e Rillës dhe këtë vit do të jetë në datën 22 prill me fëmijë nga Moldavia, Bullgaria, Bosilegradi dhe, shpresojmë, nga Ukraina” – thotë organizatori. Ai shton me mirënjohje se festivali nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e shumicës së institucioneve në Bullgari.

Çfarë tjetër ofron programi? Do të ketë një foto plein air që tregon më të mirat e Bosilegradit, një koncert me valle popullore, me pjesëmarrjen e ansamblit të Sofjes "Na Megdana" (“Në Mejdan”), të ansamblit “Impulse” nga Moldavia dhe të ftuarve specialë - 10-vjeçarja Rumena Kënçeva nga Pavlikeni dhe këngëtari i njohur bullgar i folklorit Ilija Lukov

Dhe për finalen - një koncert gala me pjesëmarrjen e treshes bullgare të harqeve "Hipnotik". Për të vegjlit që do të “luftojnë” me vezë janë përgatitur 4 skena dhe sipas rregullores 64 vezët më të forta do të garojnë për çmimin e madh.


"Kjo është ndoshta ajo që të gjithë fëmijët duan më shumë - të shkojnë në finale. Nën projektorët dhe me shumë adrenalinë do të zhvillohen ndeshjet finale dhe do të shpallim fituesit, ndërsa çmimet për 4 vendet e para janë një biçikletë, mjete shkollore, çanta shpine, kupa dhe medalje. Kemi edhe një çmim ngushëllimi. Bëhet një lotari dhe çmimi është një biçikletë sportive."

Sipas organizatorit të festivalit, performanca në skenë dhe njohja me njëri-tjetrin janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve.


"Ne punojmë me grupmoshat më interesante. Këta janë fëmijë që nuk kanë ende mendime të këqija dhe veprime të pandershme. Në shumicën e rasteve, disa nga prindërit ndërhyjnë në ambiciet e tyre, por ne tashmë kemi përvojë dhe përpiqemi të bëjmë kështu qe gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë. Dhe më besoni, ajo që ndodh në këto pak ditë në Bosilegrad mbetet thellë në mendjen e çdo fëmije dhe kur ata rriten, ose bëhen profesionistë në fushën e tyre profesionale të zhvillimit nuk e harrojnë këtë vizitë të mrekullueshme në Bosilegrad” – është i bindur Aleksandër Dimitrov, kryetari i shoqatës “GLAS” dhe organizator i Festivalit të Fëmijëve për Pashkë, i cili këtë vit zgjat deri më 22 prill.


Mund të mësoni më shumë për bullgarët në Serbi nga postimet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: festival-bosilegrad.info, glaspress.rs, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD