Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të blinit një shtëpi me një çmim mesatar për metër katror prej rreth 715 eurosh, në vitin 2025 çmimi mesatar është tashmë 2200 euro. Në Varna në vitin 2015 mund të gjenit një shtëpi për 680-700 euro për metër katror, tani çmimi mesatar është rreth 1520-1550 euro për metër katror. Në Plovdiv, çmimi u rrit nga 550 në 1390 euro për metër katror", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Javor Pejçev, për Radion Kombëtare Bullgare. Vetëm këtë vit, çmimet e pronave pritet të rriten me 15%. Bullgarët po blejnë banesa më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë shtëpi. Megjithatë, 20% e blerësve potencialë tashmë po tërhiqen nga tregu për shkak të çmimeve të larta. "Strehimi do të bëhet gjithnjë e më i papërballueshëm. Ky është një trend që mund ta shohim në çdo vend tjetër që i është bashkuar eurozonës”, tha Pejçev.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..
30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..
Bullgaria është vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve kryesore – benzinës dhe naftës – në Bashkimin Evropian, sipas statistikave. Megjithatë, me..