E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti". Tani këngëtarja e re prezanton këngën e saj më të fundit "Fshehtas". Si kënga, me tingëllimin e saj rinor, ashtu edhe videoja zbulojnë këndvështrimin e një vajze mbi fazën më të vështirë në një marrëdhënie romantike - pranimin se të pëlqen dikush.

Guximi për të zbuluar ndjenjat e tua frymëzoi Dani Ilievën dhe ekipin e saj të regjistronin këngën "Fshehtas". Eftim Çakërov, Milena Kostova dhe Ivan Gërbaçev krijojnë këtë flluskë muzikore rozë në të cilën çdo vajzë do ta njohë veten dhe do të ndihet e mbrojtur dhe e kuptuar.
Kënga "Fshehtas" është e ndikuar nga freskia e muzikës K-pop dhe emocioni i ëmbël-nostalgjik i muzikës së viteve 70-të.
Lexoni më shumë për këngëtaren në arkivin tonë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubeEventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..