Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°, ndërsa maksimalet 22° deri 27°, në Sofje 23°-24°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell me reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 17°, në 2000 m – rreth 9°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 15°, kurse uji i detit 11°-12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell.
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, kurse maksimalet 21° deri 26°.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..