Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmja e Pashkëve për Ngjalljen e Dytë në kishën e kryeqytetit "Shën е Diela"

Foto: BTA

Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”).

Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se lajmi i mirë u përcoll nga apostujt për të gjithë popujt e botës.

"Për një besimtar, gjithçka është e mundur. Dëshmia më e madhe për Ringjalljen e Zotit Jezu Krisht është se kaq shumë miliona e miliarda njerëz kanë ndryshuar jetën e tyre. Ata e kanë kuptuar fuqinë e një jete të devotshme, fuqinë për të jetuar në mënyrën se si na ka treguar Zoti. Kjo ringjall shpirtin njerëzor", tha Patriarku.

Qindra njerëz që erdhën në shërbim u rreshtuan për të marrë një bekim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD