Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën tingujt e kambanave i udhëhequr nga peshkopi Sionij, igumen i Manastirit të Shenjtë. Pelegrinët ecin në rrugën gjashtë kilometrashe nga manastiri deri në zonën Klluvijata, ku u zbulua ikona. Shumë nga njerëzit që kanë qenë dëshmitarë të mrekullive nuk vijnë për herë të parë. Sipas legjendës në vitin 1604 dy fëmijë barinj e gjetën ikonën dhe e çuan në Manastirin e Shenjtë, por ditën e dytë të Pashkëve ajo u gjet përsëri në Klluvijata. Për të ndaluar "arratisjen" e saj, njerëzit filluan të mbanin një procesion me ikonën e Nënës së Zotit, gjë që solli edhe begati në zonë.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..