Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare dhe bashkë me të do të depërtojë edhe ajër i ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21° deri në 26°, në kryeqytet rreth 21°.
Në zonat malore do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të depërtojnë shtëllunga reshë dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima në shumë zona. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 15°, në 2000 m - rreth 8°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Dukshmëria do të jetë e reduktuar në disa rajone në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 11° deri në 13°. Temperatura e ujit të detit është 11°-12°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
Të enjten, shtëllunga resh shiu do të zhvillohen mbi gjysmën perëndimore të vendit, dhe të premten - mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore, dhe në shumë rajone do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Moti do të jetë pothuajse i qetë ose me erë të lehtë nga lindja. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht nga 6° deri në 11°, dhe temperaturat e ditës midis 18° dhe 23°.
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..