Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari Hristo Grozev: Për Moskën, lufta hibride është një ideologji dhe një industri

Hrusto Grozev
Foto: BTA-arkiv

Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi kërcënimet hibride ruse kundër Evropës, raportoi BTA.

Kjo është një luftë, Evropa duhet ta njohë dhe t'i kundërvihet me unitetin e nevojshëm, kërkoi Grozev. Ne gjetëm një dokument rus që shpjegon se krijimi i konfuzionit perceptohet si një "fitore" dhe futja e frikës është çelësi - duke dërguar alarme të rreme për bomba, duke krijuar deep fake, shpjegoi Grozev.

Sipas studiuesit, Rusia është përgjegjëse për sabotazhet në Evropë dhe këto raste kohët e fundit janë rritur ndjeshëm. Rusia filloi të godiste vendet ushtarake evropiane përpara vitit 2022, vuri në dukje ai, duke dhënë shembuj të bombardimeve të depove të armëve në Bullgari dhe Republikën Çeke,  si dhe tentativën për vrasjen e prodhuesit bullgar të armëve Emilijan Gebrev.

Rusia manipulon në mënyrë aktive politikën evropiane, u jep ryshfete politikanëve dhe ndërhyn në zgjedhjet në Moldavi dhe Rumani, vuri në dukje Grozev. Ai theksoi gjithashtu rastin kundër shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe, të akuzuar për spiunazh për Rusinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

MPJ: Bullgaria mirëpret planin e Trump për Gazën

Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...

botuar më 25-09-30 6.22.MD
Asen Vasilev

Asen Vasilev beson se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i PP-së

Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...

botuar më 25-09-30 4.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD