Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për respektin, qëndrimin е mirë dhe profesionalizmin!” Shëndet, lumturi dhe shumë suksese! “Me gjithë respektin”, ka shkruar Lili Ivanova në ditëlindjen e saj, më 24 prill, në rrjetet sociale.
Filmi është një prodhim i përbashkët i fondacionit “Lili Ivanova” dhe kompanisë së produksionit “Mezhdinna stancija” të Ivan Hristov dhe Andrej Arnaudov. Skenari iu besua Emill Bonevit, autor i filmit të suksesshëm "Gundi - Legjenda për dashurinë" Regjisorja është Jana Titova, e njohur për filmat "Një dozë lumturie" dhe "Diada". Kameramani është Martin Ballkanski. Producenti ekzekutiv është Vasill Buljanski. Premiera është planifikuar për vitin 2027.
Mësoni më tepër për yllin e madh bullgar Lili Ivanova nga arkivi ynë:
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..