"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i ri i lindur me paralizë cerebrale. Në vitin 2020, kur ishte student në degën e bioteknologjisë në Fakultetin e Biologjisë të Universitetit të Sofjes, i lindi ideja që t’i bëjë bimët të lulëzojnë in vitro.
Projektit iu bashkuan edhe katër studentë të biologjisë molekulare. Sipas ekipit, kjo është një mënyrë për t'ua paraqitur shkencën njerëzve në një mënyrë interesante dhe argëtuese. Ata morën një financim programor në shumën 15 mijë leva (rreth 7. mijë euro) dhe gjetën një laborator ku të zbatojnë idenë.
Më vonë, u krijua një kompani për të shpërndarë praktikisht "Lule në një epruvetë". Për idenë e Petër Neftelimov ka 5 vjet që ka një interes të pandërprerë si nga personat e veçantë, ashtu edhe nga klientët e korporatave.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Facebook/cvetevepruvetka
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..