Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro. Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj Pavllov. Ai theksoi se konvertimi i monedhës duhet të bëhet sipas kursit zyrtar fiks - 1.95583 leva për një euro. Çmimet duhet të tregohen qartë në etiketa dhe nuk duhet t'i jepet përparësi një monedhe ndaj një tjetre.
Data e synuar për futjen e monedhës së përbashkët evropiane është 1 janari 2026 dhe pritet që gjatë verës të ketë qartësi nëse kjo do të ndodhë. Shpallja e çmimeve në të dy monedhat duhet të vazhdojë për 12 muaj pas futjes së euros në vend. "Vetë futja e euros nuk mund të çojë në inflacion", theksoi Pavllov.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të këmbejë falas dhe në sasi të pakufizuara kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit gjatë gjashtë muajve të parë pasi vendi ynë të hyjë në eurozonë, bëhet e qartë nga faqja e internetit e BNB-së. Për shuma mbi 30 mijë leva do të kërkohet një kërkesë paraprake për një transaksion.
Gjatë së njëjtës periudhë, Postat Bullgare do të shkëmbejnë falas kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit në shumën deri në 1,000 leva në ditë për një person. Për një shumë deri në 10 mijë leva do të duhet një kërkesë paraprake nga tre deri në pesë ditë pune në zyrat postare të njoftuara më parë.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së..