Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro. Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj Pavllov. Ai theksoi se konvertimi i monedhës duhet të bëhet sipas kursit zyrtar fiks - 1.95583 leva për një euro. Çmimet duhet të tregohen qartë në etiketa dhe nuk duhet t'i jepet përparësi një monedhe ndaj një tjetre.
Data e synuar për futjen e monedhës së përbashkët evropiane është 1 janari 2026 dhe pritet që gjatë verës të ketë qartësi nëse kjo do të ndodhë. Shpallja e çmimeve në të dy monedhat duhet të vazhdojë për 12 muaj pas futjes së euros në vend. "Vetë futja e euros nuk mund të çojë në inflacion", theksoi Pavllov.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të këmbejë falas dhe në sasi të pakufizuara kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit gjatë gjashtë muajve të parë pasi vendi ynë të hyjë në eurozonë, bëhet e qartë nga faqja e internetit e BNB-së. Për shuma mbi 30 mijë leva do të kërkohet një kërkesë paraprake për një transaksion.
Gjatë së njëjtës periudhë, Postat Bullgare do të shkëmbejnë falas kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit në shumën deri në 1,000 leva në ditë për një person. Për një shumë deri në 10 mijë leva do të duhet një kërkesë paraprake nga tre deri në pesë ditë pune në zyrat postare të njoftuara më parë.
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare...
Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se..