Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV është i entuziazmuar për temat dhe vlerat serioze. Muzikanti i ri tërhoqi vëmendjen katër vjet më parë me mini-albumin e tij debutues "Frymëzimi", më pas publikoi albumin e tij të parë të plotë "I ndryshëm", dhe tani na ofron këngën e tij të re, tërësisht origjinale, "Treni i Fundit". Për të, HARALAMBIEV thotë:
"Në "Treni i Fundit" motivi kryesor është shqetësimi se momenti ynë nuk po vjen. Ndjenja e vonesës. Krahasimi i vetes me të gjithë të tjerët, sikur "fati" thjesht të ka harruar dhe je gjithmonë i fundit. Në fund të fundit, në një moment e kupton se nuk është tamam kështu dhe se çdo gjë ndodh në kohën e vet."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..