Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në periudhën 1-3 maj, të cilat do të mbahen në qytetet Varna, Pliska dhe Shumen.
Si pjesë e festimeve, do të mbahet një sesion shkencor kushtuar përvjetorëve të njohur në Universitetin e Shumenit "Peshkopi Konstantin i Presllavit".

Në festime do të marrë pjesë Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar Daniil, së bashku me Mitropolitët e Sinodit të Shenjtë, peshkopët dhe klerin e Kishës Ortodokse Bullgare dhe zyrtarët.
Është simbolike që festimet fillojnë në prag të 2 majit – data në të cilën Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Princit Boris – sundimtarit bullgar i cili pa nevojën për të përqafuar krishterimin dhe ishte i pari që u pagëzua, duke marrë emrin Mihaill.
Pritet që në festimet në Pliska të marrë pjesë edhe Kryeministri Rosen Zheljazkov. Festimet kushtuar 1160 vjetorit të konvertimit të popullit bullgar në krishterimin ortodoks janë planifikuar të vazhdojnë deri në fund të vitit 2025.
Përpiloi: Aleksandra Karamihaleva
Foto: bulgarianhistory.org, BGNES, bg-patriarshia.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..