Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitat në Muzeun Kombëtar Historiko-Ushtarak gjallërohen për festën e Ushtrisë Bullgare

Foto: militarymuseum.bg

Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat më interesante nga ekspozita jonë e jashtme. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por vetëm në raste të veçanta! Prandaj mysafirët e muzeut do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinat e drejtimit të dy helikopterëve – Mi-2 dhe Mi-8, si dhe në kompleksin raketor 2K52 Frog “Luna – M”. 



Këtë e ndau para mikrofonit të Radio Bullgarisë drejtoresha e sektorit të marrëdhënieve me publikun pranë Muzeut Kombëtar Historiko-Ushtarak në Sofje – Sllaveja Surçeva, dhe shtoi: 
“Kjo është e drejtuar kryesisht ndaj fëmijëve, sepse për ta është jashtëzakonisht interesante, por e vërteta është që në ditë të tilla edhe prindërit provojnë dhe hyjnë në to, sepse edhe për ta është kurioze. Atraksionet me karakter ushtarak, natyrisht, vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Në orën 12 do të ketë diçka për të cilën shpesh më pyesin, dhe shumë prindër na telefonojnë me pyetjen: ‘Kur do të përgatitet supë fasule nga një kuzhinier i vërtetë ushtarak?’. Tani, falë Komandës për mbështetje logjistike, vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë pikërisht një supë të tillë në ditën e sotme, si dhe të shohin nga afër një kuzhinë moderne fushore të ushtrisë bullgare – të tillë siç ushtria bullgare përdor kur shkon në stërvitje. Ajo është shumë më ndryshe dhe më moderne nga ato që kemi parë në filma. 



Dhe nga ora 14:30 deri në 15:30 për disponimin tonë të mirë do të kujdeset orkestra frymore përfaqësuese e Forcave Tokësore. Djem e vajza të jashtëzakonshëm, të cilët gjithmonë i gëzojnë shumë vizitorët tanë dhe krijojnë një atmosferë jashtëzakonisht të mirë në muze.” 
Krahas programit të përgatitur posaçërisht për festën, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin edhe disa nga simbolet më të shquara të Ushtrisë Bullgare si urdhrin ushtarak “Për trimëri”, i themeluar nga princi Aleksandër I Batenberg në vitin 1880, si dhe të tillë nga viti 1937, kur mbreti Boris III gjatë paradës më madhështore personalisht u dorëzon regjimenteve flamujt e rinj luftarakë, duke ngulur nga një gozhdë të artë në dorezat e tyre dhe duke shqiptuar fjalët e mëposhtme: “Ruheni të ndritshëm dhe të papërlyer dhe mbulojini me lavdi dhe nder, që të jenë gjithmonë mburojë e vërtetë, mbështetje për atdheun dhe krenari për popullin bullgar!”. 



“Ka qenë një çast jashtëzakonisht festiv! Në fakt çekiçi i artë dhe një gozhdë e artë mund të shihen edhe sot në ekspozitën e përhershme të muzeut, si dhe modele të flamujve luftarakë nga kjo paradë. Këto janë disa nga ekspozitat për të cilat vizitorët tanë pyesin më shpesh. Dhe në vitin 1937 ka qenë edhe ceremonia e parë solemne me fishekzjarrë, e cila më pas bëhet pjesë e pandashme e ceremonive të ushtrisë dhe shoqëron çdo festë me rëndësi kombëtare.” 



Organizatorët e muzeut kanë salla të posaçme për më të vegjlit dhe rregullisht zhvillojnë mësime mbi historinë, dhe aktualisht po punojnë për një projekt për zgjerimin e ekspozitave, ku shumë shpejt do të përfshihen shumë ekspozita të reja të lidhura me personalitete historike dhe historitë e tyre. Sllaveja Surçeva është e bindur që kjo do ta rrisë edhe më shumë interesin dhe kuriozitetin e vizitorëve dhe shtoi se me rastin e festës sot, degët e Muzeut Kombëtar Historiko-Ushtarak: Park-muzeu i miqësisë luftarake “Vlladislav Varnençik” (Varna), Muzeu Detar (Varna) dhe Muzeu i Aviacionit (Krumovo) gjithashtu kanë Ditë të Dyerve të Hapura dhe funksionojnë me program të posaçëm. 

Muzeu i Aviacionit (Krumovo)

Fotografi: militarymuseum.bg, Facebook /Muzeu Kombëtar Historiko-Ushtarak, airmuseum-bg.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD
Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD