Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sot – 6 maj 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.

Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.

Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.

Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 15 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Personalitete" do tju njohim me Deanna Haag dhe librarinë e saj të ngrohtë në Varna.  Në rubrikën "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Ku jetojnë..

botuar më 25-04-15 3.00.MD

Bullgaria sot – 14 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "I dashuri im" - një aventurë pop nga këngëtarja Savina. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:24 -..

botuar më 25-04-14 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "A beson" - një projekt blues nga Angell Djullgerov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:26 -..

botuar më 25-04-11 3.00.MD