Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një botim i ri prezanton thesare nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare në Sofje

7
Deisis (Lutje), 1557, Manastiri Baçkovski
Foto: Muzeu Kombëtar Kishtar

Libri "Ikona nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare" - një vepër madhështore me mbi 500 faqe, me më shumë se 700 fotografi të botuara dhe artikuj shkencorë shoqërues, u prezantua zyrtarisht kohët e fundit.


Edicioni unik prezanton për herë të parë koleksionin më të madh të pikturave ikonografike në Bullgari. Libri i kushtohet 100-vjetorit të Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare pranë Sinodit të Shenjtë dhe aktiviteteve të themeluesit dhe drejtor të tij shumëvjeçar, Kryepriftit Ivan Goshev. Në kujtim të tij, Instituti i Akademisë Bullgare të Shkencave po i dhuron një pjesë të konsiderueshme të tirazhit muzeut - me shpresën se kjo do të kontribuojë në zhvillimin dhe të ardhmen më të mirë të këtij institucioni të famshëm kulturor dhe shpirtëror.

"Libri u botua në kuadër të një projekti të Institutit për Studimin e Arteve, i cili financohet nga programi për kërkime shkencore themelore të Fondit të Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - shpjegon një nga autorët Doc. Ivan Vanev për Radio Bullgarinë.– Ai është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët midis shkencëtarëve dhe ekipit të Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare pranë Sinodit të Shenjtë. 

Doc. Ivan Vanev

Muzeu u themelua në vitin 1923, në fakt, data e tij zyrtare e lindjes që u regjistrua atëherë është 17 janar. Ministri i atëhershëm i arsimit publik, Stojan Omarçevski, miratoi rregulloren e muzeut, i cili zotëron koleksionin më të madh të monumenteve të artit të krishterë në Bullgari.Departamenti i Ikonografisë i muzeut strehon një koleksion të madh - gati 850 ikona janë të regjistruara në librin e tyre të inventarit. Kufijtë kronologjikë që mbulojnë ikonat janë nga fundi i shekullit të XIII-të deri në fund të shekullit të XX-të, dhe për këtë arsye nevojitej një ekip mjaft i madh studiuesish - shkencëtarë të afirmuar, shumica e tyre nga Instituti për Studimin e Arteve.”


Libri është një vepër shkencore, por sipas Doc. Vanev njerëzit e perceptojnë atë ndryshe. Për shkak të ilustrimeve të mrekullueshme - me ngjyra dhe bardh e zi - disa e quajnë album, për të tjerë është katalog, përderisa vëllimi është në fakt një studim shkencor shumë serioz. Pas teksteve fshihen kërkime të thella dhe vite pune në arkiva dhe biblioteka.

Gjatë realizimit të projektit u bënë mbi 10 000 fotografi. Meqenëse një pjesë e madhe e koleksionit të muzeut përmban vepra që janë të panjohura për studiuesit, ishte e nevojshme që ato të dokumentoheshin dhe më pas të bëhej një përzgjedhje. Ivan Vanev shpjegon se çdo projekt shkencor ka një kornizë të caktuar financiare dhe, për fat të keq, nuk ishte e mundur të botoheshin absolutisht të gjitha ikonat nga koleksioni i muzeut. Por libri me siguri paraqet ikona që askush nuk i ka parë deri më tani - ato po hyjnë në qarkullim si shkencor ashtu edhe publik për herë të parë:

Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri me skena jetësore, fusha qendrore – fundi i shekullit të XIII-të – fillimi i shekullit të XIV-të; kornizë – gjysma e dytë e shekullit të XVI-të, nga kisha „Fjetja e Hyjlindëses“ në Sozopoll

"Politika e Institutit për Studimin e Arteve është të bëjë gjithçka që është e mundur për të shpërndarë botimet e tij në biblioteka, institute shkencore dhe muze - brenda dhe jashtë vendit. Libri me siguri ndodhet tashmë në bibliotekat rajonale, si dhe në shumicën e muzeve dhe galerive në vend. Muzeu i Kishës disponon gjithashtu një pjesë të tirazhit, kështu që kushdo që është i interesuar për të mund ta gjejë atje.” 

Fjetja e Hyjlindëses, shekulli i XVII-të, nga Manastiri Prisovski „Shën Kryeengjëlli Mihaill“

Botimi tashëm u dërgua edhe në institute të ndryshme shkencore jashtë vendit. Tani është i pranishëm në arkivat e të gjitha vendeve me të cilat kufizohet Bullgaria, si dhe në Shqipëri.

Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ka shumë botime kushtuar artit të krishterë. Dhe aktiviteti i tyre shkencor sigurisht që kontribuon në popullarizimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qyteteve bullgare, duke e drejtuar interesin turistik drejt tyre:

Krishti i Plotfuqishëm, 1842, nga Kisha „Fjetja e Hyjlindëses“ në Kazanllëk

"Hulumtimet dhe botimet tona shfrytëzohen kudo. Ndoshta një pjesë shumë e vogël e dëgjuesve të Radio Bullgarisë e dinë se ku ndodhet Muzeu i Kishës. Sigurisht që nuk është një destinacion shumë i njohur turistik, edhe pse është pikërisht në qendër të Sofjes - në sheshin “Shën e Diela”, dhe tani me këtë botim jemi të sigurt se kjo do të ndryshojë - thotë Doc. Ivan Vanev. – Ai do të bëhet gjithashtu një vend ku njerëzit mund t'i shohin këto ikona.”

Bashkëpunëtorët shkencorë nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave vazhdojnë punën mbi monumente të tjera të artit të krishterë nga koleksioni i gjerë i Muzeut të Kishës.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Eleka Karkallanova, visitsofia.bg, stolica.bg





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD
Muzeu Historik – Batak

Batak është një simbol i një historie të shkruar me gjak dhe kocka

Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..

botuar më 25-03-03 8.10.PD