Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje për në Çerni Vrëh

Streha "Çerni Vrëh"
Foto: Borisllav Todorov

Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë ​​dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje, ajër të pastër dhe pamje marramendëse. Ky është vendi ku betoni ia lë vendin malit dhe lodhja zëvendësohet nga frymëzimi.


Për ta bërë këtë, së pari duhet të arrini në shtëpinë malore “Aleko”, e cila është pika e fillimit të ngjitjes. Është më e përshtatshme me makinë, por edhe transporti publik ofron qasje të lehtë.

Shtëpia malore Aleko

Dy shtigje do të hapen para jush - njëri është më i butë, i përshtatshëm për alpinistët fillestarë, ose për ata që preferojnë një ecje më të lehtë dhe duan të kursejnë forcën e tyre, dhe tjetri - më i pjerrët dhe më sfidues, për njerëzit që e duan adrenalinën dhe nuk shqetësohen për lodhjen.


Ne zgjodhëm rrugën më të lehtë dhe vetëm pas pak minutash, para nesh u hapën pamje të mrekullueshme.



Shtegu për në majë nuk është i vështirë – është i shënuar mirë dhe probabiliteti për t’u humbur është pothuajse zero. Shpesh do të takoni familje me fëmijë të vegjël në të.


Distanca deri në strehën "Çerni Vrëh" zgjat rreth 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Dhe gjatë rrugës, mos hezitoni të ndaloni për një foto, për të marrë pak ajër të pastër dhe për një moment heshtjeje në natyrë.


Pak para se të arrini majën, terreni bëhet më me baltë dhe në disa vende i mbuluar me borë, prandaj është mirë të keni këpucë të larta dhe të papërshkueshme nga uji, që të mos lageni.


Pasi të ngjiteni në Çerni Vrëh (2290 m), para jush do të hapet një pamje panoramike e të gjithë malit Vitosha. 



Mund të hyni në strehë, të ngroheni me një filxhan pije aromatike dhe t’i shpërbleni përpjekjet tuaja me një supë të nxehtë, ose një barbeque, dhe pastaj të ktheheni.



Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Foto: Borisllav Todorov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vera e nxehtë në Pomorie ka shije kripe

Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..

botuar më 24-08-29 7.15.MD

Liqenet e Rillës – Shtatë Liqenet e Rillës dhe Liqenet Urdini

Rilla është ndër malet më tërheqëse në Bullgari, si për bashkatdhetarët, ashtu edhe për mysafirët nga jashtë. Në këtë mal ngrihet maja më e lartë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Gadishullin Ballkanik - Musalla (2925 m), emri..

botuar më 24-08-15 1.25.MD

Vera buzë detit

Vera është një kohë pushimi dhe argëtimi. Bregdeti bullgar i Detit të Zi u ofron bujarisht mysafirëve të tij të dyja. Ata jo vetëm që mund të pushojnë në qytetet dhe pushimoret komode bregdetare, por edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta për..

botuar më 24-07-23 4.12.MD