Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë.
"Ju jeni garantuesi i sigurisë jo vetëm të Bullgarisë, por të të gjithë rajonit, i cili për fat të keq ende nuk mund të gjejë sigurinë dhe stabilitetin që të gjithë dëshirojmë. Ju, luftëtarët bullgarë këtu, e dini më mirë se cili është çmimi i paqes, ju ua lini këto mesazhe atyre që vijnë pas jush. Nuk janë një ose dy momentet në të cilat luftoni që njerëzit të kenë paqe, siguri dhe stabilitet", tha Jotova në një fjalim para ushtarakëve bullgarë në bazën “Film City”.
"Jo vetëm të afërmit tuaj, por të gjithë bullgarët janë krenarë për ju", shtoi Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.
Ajo u prit nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Enrico Barduani, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali i brigadës Gahit Irikan, dhe komandanti i kontingjentit bullgar, nënkoloneli Hristo Vasilev.
Jotova u nis për një vizitë në Mal të Zi, e cila do të zgjasë deri më 8 maj.
Foto: BTA
"Lobimi, neglizhenca apo madje shkelja e sigurisë kombëtare – si i mëson Shkupi paraprakisht propozimet bullgare në lidhje me dokumentet evropiane?" Kjo pyetje lindi në mënyrë të arsyeshme pasi Kryeministri i fqinjit tonë jugperëndimor, Hristijan..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..