Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB mbetet forca kryesore politike

Lideri i GERB-it Bojko Borisov
Foto: BGNES

Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market LINKS", porositur nga bTV. "Vëzrazhdane" - 11.2% dhe "DPS - Fillimi i Ri" - 11.1% po luftojnë për vendin e tretë me një diferencë shumë të vogël, pasuar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 5.6%, DPS - Ahmed Dogan - 5.4%, MEÇ -4.5% dhe "Veliçie" - 4%. Sipas anketës “Ka një popull të tillë” (ITN) është nën pragun parlamentar me 3.7%.


25% e të anketuarve i besojnë qeverisë. 48 për qind nuk e miratojnë kabinetin e Rosen Zheljazkov. 45 për qind e të anketuarve nuk besojnë se futja e euros do të ndikojë në kursimet e tyre, por 39% janë të këtij mendimi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Atanasov

Një komision parlamentar do të mblidhet për rastin e avionit të bllokuar F-16

Nuk do të komentoja për atë që di ose nuk di për avionin luftarak F-16. Gjithçka duhet të ndodhë në rendin e duhur, tha në një intervistë për BNR-në gjenerali Atanas Atanasov, Zëvendëskryetar i Parlamentit. Ai thirri për datën 7 maj një..

botuar më 25-05-06 5.01.MD

Në Maqedoninë e Veriut nderuan kujtimin e ushtarëve bullgarë që ranë për atdheun

Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..

botuar më 25-05-06 3.47.MD

Në Graf Ignatievo, pilotët bullgarë vazhdojnë fluturimet për t’u trajnuar me F-16-ën e re

Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..

botuar më 25-05-06 11.03.PD