Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në Cheltenham, Britani e Madhe. Në vitin 2007, konkursi u bë ndërkombëtar nëpërmjet një partneriteti me Këshillin Britanik. Bullgaria është ndër të parat nga mbi 35 vende që organizon garën e vet kombëtare.
Deri në vitin 2021, në vendin tonë janë mbajtur 15 edicione me mbi 700 pjesëmarrës dhe më shumë se 120 finalistë. Fondacioni “Shkenca e Bukur” njofton se finalja e konkursit të vitit 2025 do të jetë më 11 maj si pjesë e Festivalit të 15-të të Shkencës në Sofje, i cili zhvillohet nga 8 deri më 11 maj në “Sofia Tech Park”. Pas pesë raundeve në të gjithë Bullgarinë, përfshirë edhe në Bazën Bullgare të Antarktidës në Ishullin Livingston, 12 finalistë do të prezantojnë historitë e tyre tre-minutëshe nga fusha të ndryshme shkencore. Njëri prej tyre do të ketë mundësinë të përfaqësojë Bullgarinë në finalen ndërkombëtare në nëntor në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN).
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: beautifulscience.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..