Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para gazetarëve në Bruksel, Petkova deklaroi se qeveria vazhdon punën e saj aktive për të siguruar që Bullgaria të zërë vendin e saj të merituar në Eurozonë nga 1 janari 2026. Sipas saj, hapi tjetër i rëndësishëm përpara janë raportet e konvergjencës, të cilat presim të publikohen në fillim të qershorit. Petkova theksoi se institucionet evropiane konfirmuan angazhimin e tyre për përgatitjen dhe, në përputhje me rrethanat, shqyrtimin e raporteve të konvergjencës për Bullgarinë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Këshilli i BE-së do të miratojë raportin e konvergjencës për Bullgarinë më 20 qershor, njoftoi gjithashtu korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..
Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së. Në vitin 2024, sektori..
Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë...