Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua programi i menaxhimit të qeverisë dhe prioritetet legjislative të parlamentit.
"Sot, unë dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) nënshkruam një qëndrim në mbështetje të futjes së euros në Bullgari nga 1 janari 2026", tha Zheljazkov. “Ky qëndrim konfirmon të gjitha veprimet e ndërmarra, si nga pushteti ekzekutiv ashtu edhe nga BNB, bazuar në vendimin e Asamblesë Kombëtare në vitet e fundit në mbështetje të masave për arritjen e kushteve për konvergjencë, si dhe për futjen efektive të euros me të gjitha mekanizmat mbrojtës për shoqërinë bullgare, që nga 1 janari 2026”, shtoi ai.
Më 12 maj, Presidenti Rumen Radev i paraqiti Parlamentit një propozim për të mbajtur një referendum mbi euron. Megjithatë, propozimi iu kthye atij nga Kryetarja e Parlamentit, Natalia Kisellova, e cila e përshkroi atë si të papranueshëm dhe në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës.
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..