Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Foto: Evelina Stojanova

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve.

Vetëm metroja funksionon rregullisht.

Protesta do të vazhdojë deri në orën 12:00 dhe organizohet nga sindikatat e transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa", të cilat kërkojnë ndarjen urgjente të burimeve shtesë financiare nga buxheti i shtetit në shumën prej 40 700 000 levash /20 milionë eurosh/ për Sofjen, Varnën, Rusen dhe agjencinë e Administrimit të Automobilave.

Në lidhje me kërkesat e transportit të kryeqytetit, kryetari i bashkisë së Sofjes Vasill Terziev njoftoi se buxheti i Sofjes ka fonde për një rritje prej vetëm 100 levash (50 eurosh) për person dhe pret ndihmë nga shteti. Gjithashtu u bë e qartë se Bashkia e Sofjes i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave me një kërkesë për një takim për të diskutuar mundësinë që shteti të ndajë më shumë fonde për transportin publik.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Evelina Stojanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë ndër punëtorët e BE-së me rrezikun më të lartë për të rënë në varfëri

Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..

botuar më 25-11-03 3.26.MD

“Vëzrazhdane” protestuan kundër euros dhe vizitës së Christine Lagarde

Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..

botuar më 25-11-03 12.38.MD
Valdis Dombrovskis

Për shkak të reformave të ngadalësuara kundër korrupsionit, BE mund t’i ndërpresë fondet Bullgarisë

Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..

botuar më 25-11-03 12.01.MD