Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këndi “Bullgaria” në bibliotekën e lagjes Skarbek në Bruksel

7
Aaron Vilem
Foto: Daniella Goleminova

Në bibliotekën bashkiake “Sofja” në lagjen Skarbek të Brukselit ka një kënd të vogël Bullgaria. Ky është seksioni, i cili ofron një koleksion të çmuar të librave bullgarë. Bibliotekari Aaron Vilem ka një rol kyç në krijimin e seksionit bullgar në bibliotekën flamande. Dhe ajo ofron jo vetëm një përzgjedhje të pasur të letërsisë, por edhe kënde të rehatshme për lexim dhe biseda. Për historinë e bibliotekës “Sofja” dhe si arrihet deri te vendimi që në një bibliotekë flamande të hapet një seksion me libra në gjuhën bullgare, mësojmë nga intervista e Daniella Goleminovës me Aaron Vilemin: 



“Biblioteka u hap në vitin 2019. Arsyeja që këtu të ketë edhe letërsi bullgare, është rritja e madhe e popullsisë bullgare në lagjen Skarbek në Bruksel, ku ndodhet biblioteka. Vendosëm të lidhemi me shoqata dhe organizata kulturore bullgare, për të punuar së bashku dhe për të plotësuar koleksionin me letërsi bullgare. Për ne ishte shumë e rëndësishme të dinim cilat janë shijet e audiencës bullgare, dhe jo thjesht të merrnim disa libra në gjuhën bullgare.” 

Aktualisht në seksionin bullgar, cilat janë më të shumta – letërsia bashkëkohore apo ajo klasike bullgare? 



“Më tepër është një përzierje ndërmjet letërsisë bashkëkohore dhe asaj klasike. Përveç kësaj, kemi edhe letërsi të huaj, e përkthyer në gjuhën bullgare, sepse e kuptuam nga dëshirat e njerëzve, që ata do të dëshironin të kishte letërsi të larmishme. Është shumë e rëndësishme që ka edhe letërsi për fëmijë, sepse këtu ka një shkollë të shtunën për fëmijë bullgarë dhe fëmijët që e ndjekin atë vijnë shpesh në bibliotekën tonë. Marrin libra dhe kështu mund të pasurojnë njohuritë e tyre për letërsinë, kulturën dhe historinë bullgare. Ne e vlerësojmë shumë këtë.” 

Përveç fëmijëve, a ka edhe vizitorë të tjerë të rregullt në bibliotekë? 



“Kryesisht vijnë bullgarë, të cilët jetojnë në këtë lagje. Ka shumë bullgarë me prejardhje etnike turke. Vijnë edhe shumë bullgarë që punojnë në institucionet evropiane në Bruksel. Ata janë vizitorët tanë më të shpeshtë.” 

A e njihni Bullgarinë? A keni qenë në vendin tonë? 

“Për fat të keq nuk kam qenë në Bullgari, por unë në përgjithësi nuk jam një udhëtar i madh. Preferoj të udhëtoj në mendjen time dhe në imagjinatën time. Kohët e fundit kam freskuar jashtëzakonisht shumë njohuritë e mia për letërsinë bullgare, historinë bullgare, për shkak të gjithë këtyre librave. Tashmë kam edhe autorë bullgarë të preferuar. Autorja ime më e dashur është Zdravka Evtimova.” 

Në bibliotekë, a bëni prezantime të librave bullgarë, a ftoni autorë bullgarë? 



“Është shumë e rëndësishme të bëjmë të tilla prezantime, për të promovuar seksionin bullgar, sepse ai është i ri dhe duam që më shumë njerëz të mësojnë për të. Prandaj e vlerësojmë shumë organizimin e vizitave të tilla. Së shpejti do të na vizitojë Maria Doneva. Në një nga ditët që do të jetë këtu, do të flasë për letërsinë për të rritur, dhe ditën tjetër – për letërsinë për fëmijë. Zonja Doneva do të jetë mysafire e jonë më 24 maj, për Ditën e Arsimimit dhe Kulturës Bullgare. Gjithmonë takimet me shkrimtarë bullgarë i organizojmë rreth të tilla datave. Para dy vitesh na vizitoi Zdravka Evtimova.” 

Si plotësohet dhe në çfarë periudhe kohe përditësohet fondi i librave në bibliotekë? 



“Sistemi është i tillë, që shumica e librave blihen. Libraria me të cilën punojmë i blen librat nga Bullgaria. Përveç se blejmë libra, kuptuam se në traditat bullgare është shumë popullore të ndahen libra. Kështu që ne përpiqemi edhe në këtë mënyrë të sjellim libra, veçanërisht të tillë me tematikë bashkëkohore.” 

A bëni hulumtime për interesat e lexuesve? 



“Ne kemi formularë të veçantë, të cilët lexuesit mund t’i plotësojnë me dëshirat e tyre. Gjithashtu edhe në faqen tonë të internetit ka të tilla formularë, të cilët mund të plotësohen. Por mbështetemi shumë edhe te vullnetarët, që punojnë me bibliotekën. Edhe ata na tregojnë se çfarë lloj librash do të preferonin njerëzit të lexonin.” 

Lexoni më tepër në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: Daniella Goleminova, schaarbeek.bibliotheek.be
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..

botuar më 25-05-25 6.55.PD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD
Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e..

botuar më 25-05-24 7.10.PD