Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të bashkisë Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa" do të takohen me të sot në Bashkinë e Sofjes, u bë e qartë nga një intervistë televiziv. "Bëj thirrje të takohemi për të diskutuar problemin. Do të ndaj kornizën që dua t'u ofroj atyre - kjo do të na sillte më afër 400 levave që protestuesit duan, por në një formë tjetër. Po punojmë për një rritje prej 100 për qind të bonusit për ata që punojnë në transportin elektrik dhe rrugor”, tha Vasill Terziev, duke saktësuar se kjo nuk planifikohet për ata që janë punësuar në “Metropolitan” dhe Qendrën e Lëvizshmërisë Urbane

Sipas Vasill Terziev, paga bruto e punonjësve të metrosë është 4800 leva pa shumë orë shtesë, dhe në transportin urban - 3900 leva me shumë orë shtesë.
Sot - ndryshe nga dje - do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Bashkia u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të tregojnë mirëkuptim ndaj nxënësve që vijnë me vonesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..