Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së cigareve në Plovdiv në nëntor të vitit të kaluar, tha Ivajllo Mirçev nga PP-DB në margjinat e parlamentit, njoftoi BTA. Koalicioni ka frikë se prokuroria do të përpiqet ta fshehë çështjen, kështu që do të kërkojë më shumë informacion.
"Sot do të kërkojmë të paktën tetë dokumente, ekzistenca e të cilave u bë e qartë nga seanca e djeshme dëgjimore në Komisionin për Sigurinë e Brendshme dhe Rendin Publik pranë parlamentit. Këto janë urdhra të ministrit të brendshëm të atëhershëm Atanas Illkov, raporte - duke përfshirë dosje paraprake brenda Ministrisë së Brendshme, dhe nëse këto informacione iu dorëzuan prokurorisë, është e rëndësishme kur - qoftë para se çështja të bëhet publike", tha Bozhidar Bozhanov nga PP-DB. Ai shtoi se forca politike PP-DB nuk do të heqë dorë nga puna në këtë rast, pasi prokurorisë shtetërore nuk mund t’i besohet kur bëhet fjalë për raste që ka shumë të ngjarë të lidhen me udhëheqësin e “DPS - Fillimi i Ri” Deljan Peevski.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..