Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga presidenti Rumen Radev, Bullgaria nënshkroi një kontratë 13-vjeçare me kompaninë turke me vlerë 2.2 miliardë dollarë për të marrë gaz natyror përmes terminaleve turke të gazit natyror të lëngshëm. Dokumenti na detyron të paguajmë 1 milion leva çdo ditë pa përdorur kapacitetin e plotë. Zheço Stankov deklaroi se negociatat me “Botash” për të rinegociuar kushtet po vazhdojnë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. “Kjo kontratë po grumbullon kosto për një shërbim që nuk e përdorim”, tha ai, duke shtuar se nuk na duhet sot ose në 13 vitet e ardhshme. Sipas tij, dokumenti nuk ka klauzolë përfundimi nëse nuk paguhet e gjithë shuma, e cila tejkalon 4 miliardë leva. Ministri i energjetikës mori pjesë në një seancë dëgjimore parlamentare mbi kontratën me kompaninë turke të gazit.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..
Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna..