Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kundër euros u zhvilluan në të gjithë vendin

Protesta në Varna
Foto: Radio Varna

Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në shumë qytete. Grupe të vogla mobile mbështetësish të partive parlamentare që duan një referendum mbi futjen e euros bllokuan një numër rrugësh kyçe në vend. Kishte bllokada përpara urave kufitare në Danub pranë Ruses dhe Vidinit, në Rrugën Nënballkanike dhe në qafat qendrore në malet Stara Pllanina.

Protestuesit mbanin flamuj bullgarë dhe banderola me mbishkrime me thirrje për ruajtjen e levit bullgar. Protestuesit bënin apel "Dorëheqje!" dhe këmbëngulnin për mbajtjen e një referendumi të propozuar nga Presidenti Rumen Radev për futjen e euros nga viti 2026. Sipas korrespondentëve të BNR-së, në vend pati edhe slogane që kërkonin dalje nga BE-ja dhe NATO-ja.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Radio Varna - Radioja Kombëtare Bullgare



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD