Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava.
Djemtë nga Innerglow janë fansa të tyre, dhe kur Todor Kovaçev (këngëtari në Innerglow) doli me idenë për këngën, ata vendosën unanimisht se zëri i Svilen do të përshtatej në mënyrë të përkryer në të. Nga ana e vet edhe ai e përqafoi me gjithë zemër idenë.
Kitaristi i Innerglow, Petër Zhelev, madje gjen ngjashmëri midis dy grupeve – sipas tij, në dy albumet e para tëgrupit Ostava, të të cilit ai është një fans i madh që nga fëmijëria, përveç kitarave, ka edhe shumë tinguj elektronikë:

"Mendoj se kombinimi midis zërave të Toshkos dhe Svilenit është shumë i mirë, sepse ata kanë timbre krejtësisht të ndryshme, por shtohen shumë mirë njëri tjetrin" - shtoi ai.

"Njeriu i Shpikur" na çon te albumi i dytë i Innerglow, i cili pritet në vjeshtë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Innerglow
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..