Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev shprehu nevojën për rritje të presionit diplomatik dhe ekonomik në përgjigje të agresionit rus. Këshilli miratoi paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe vendosi të heqë sanksionet ekonomike kundër Sirisë.
Lidhur me krizën në Lindjen e Mesme, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi nevojën për t'u rikthyer në armëpushim dhe për të liruar pengjet, si dhe shqetësimin për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza. Ai shprehu mbështetje për përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, si dhe të partnerëve të tjerë rajonalë.
Në të njëjtën kohë, në Bruksel u mbajt një takim i ministrave të mbrojtjes të komunitetit, me pjesëmarrjen e homologut të tyre britanik. Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov tha se Bullgaria, si shumica e vendeve të tjera anëtare, po përballet me 3 sfida kryesore - modernizimin e shpejtë të forcave të armatosura, përshtatjen e industrisë mbrojtëse me standardet e NATO-s dhe sigurimin e burimeve për këtë, raporton BTA.
Bullgaria mbështeti forcimin e mbrojtjes së të gjithë kufijve tokësorë, ajrorë dhe detarë të BE-së, duke u përqendruar në kufijtë lindorë, përfshirë Detin e Zi, dhe në aftësinë e shteteve anëtare për të kryer të gjithë spektrin e operacioneve, njoftoi Ministria Bullgare e Mbrojtjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mfa.bg
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..