Bullgaria dhe 15 vende të tjera të Bashkimit Evropian i dërguan një letër Kaja Kallas, përfaqësuese supreme të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, duke i bërë thirrje asaj të fillojë një angazhim të përbashkët diplomatik me qëllim formimin e një mbështetjeje të gjerë globale për një armëpushim në Ukrainë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në përgjigje të një pyetjeje të BTA-së. “Një armëpushim do të shërbente si një hap jetësor në zvogëlimin e vuajtjeve të popullsisë civile dhe do të hapte hapësirë për negociata kuptimplote paqeje që synojnë t’i japin fund luftës agresive të Rusisë dhe të arrijnë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në letër. Në letër theksohet, se Rusia i hedh poshtë thirrjet "pa asnjë tregues të një dëshire të vërtetë për të ndaluar agresionin e saj të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Ukrainës". Sipas pesëmbëdhjetë vendeve, BE-ja ka një interes strategjik në forcimin e mbështetjes globale për një propozim për armëpushim. "Kontaktet me vendet e treta duhet të forcohen për të siguruar mbështetjen e tyre për këtë iniciativë. Shumë vende mbajnë lidhje të ngushta me Moskën, të cilat mund të shfrytëzohen për të rritur presionin diplomatik mbi Rusinë", thuhet gjithashtu në letrën drejtuar Kaja Kallas.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Procesi gjyqësor për vdekjen e 18 refugjatëve, të cilët humbën jetën nga mbytja në një kamion të gjetur pranë fshatit Llokorsko, afër Sofjes, në shkurt 2023, nuk mund të nisë. Shkaku është mungesa e përgjigjes nga Ambasada e Afganistanit. Nuk është e..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..
Investitorë amerikanë ndodhen këtë javë në Sofje për negociata me autoritetet bullgare lidhur me zgjerimin e depozitës së gazit në Çiren – një projekt që mund të shndërrohet në një fushë të re përballjeje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash...