Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në paraqitjen e tij të fundit publike për Pashkë, i ndjeri Papa Françesku u shfaq me një omofor të ngjashëm - një dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019.

Kryeministri i dhuroi gjithashtu Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, një ikonë me imazhin e Shën Princit Boris-Mihaill – Pagëzorit të popullit bullgar.
"Ne biseduam për të gjitha temat e rëndësishme - nga ato që lidhen me besimin deri te temat që lidhen me axhendën aktuale", tha Rosen Zheljazkov pas audiencës me Papën. U diskutua gjithashtu lufta në Ukrainë, si dhe roli i Vatikanit si ndërmjetës në negociatat e paqes. "Ne madje folëm për inteligjencën artificiale dhe dimensionet e saj, se si virtytet njerëzore nuk duhet të zëvendësohen nga mjedisi virtual", shtoi ai.

Kryeministri kryeson delegacionin bullgar për vizitën tradicionale në Romë dhe Vatikan në prag të 24 majit, Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe Letërsisë Sllave.
Më vonë, Kryeministri Rosen Zheljazkov vizitoi Bazilikën Santa Maria Maggiore, ku në vitin 867, Papa Adrian II shenjtëroi shkrimin dhe librat sllavë në gjuhën sllave, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Në shekullin e IX-të, Papa priti Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij në Qytetin e Përjetshëm, i shpalli ata të barabartë me apostujt dhe bekoi veprën e tyre të madhe dhe trashëgiminë letrare. Shekuj më vonë, në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata bashkë-mbrojtës të Evropës - njohje e shtigjeve kulturore që ata hapën për të gjithë kontinentin.
Në Santa Maria Maggiore, Kryeministri Zheljazkov vendosi një kurorë dhe u përul para pllakës përkujtimore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Redaktoi: Diana Cankova, Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn dhe snowboardisti më i suksesshëm bullgar, fituesi i Kupës së Botës, Radosllav Jankov janë kandidatët bullgarë për anëtarë të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..