Procesione dhe festime me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe të letërsisë sllave, po zhvillohen sot në të gjithë Bullgarinë.
Në Sofje, procesioni fillon në orën 10:30 të mëngjesit. Do të kalojë përgjatë bulevardeve qendrore "Car Osvoboditell" dhe "Vasill Levski" dhe do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare "Shenjtorët Kirili dhe Metodi", ku para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij në orën 11:00 të paradites fillon një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e Zëvendëspresidentes Ilijana Jotova.
Në Bllagoevgrad, Presidenti Rumen Radev do të përgëzojë maturantët e Shkollës së Mesme Kombëtare Humanitare "Shën Kirill dhe Metodij" në orën 10:30, pas së cilës do t'i bashkohet procesionit tradicional festiv nëpër rrugët e qytetit në orën 11:15, i cili do të përfundojë në sheshin “Georgi Izmirliev”, ku do të prezantohet një program i pasur me rastin e 24 majit dhe Festës së Qytetit.

Një procesion festiv do të kalojë edhe nëpër rrugët e Veliko Tërnovos. Gati 800 maturantë tradicionalisht do të parakalojnë përgjatë një qilimi të kuq prej 200 metrash në qendër të qytetit. Festivali “Nike - Loja dhe Fitorja” do të mbahet në qytetin e lashtë Nikopolis ad Istrum, i cili ndodhet pranë Veliko Tërnovos. Publiku do të shohë lojërat më të njohura të lashta, demonstrime luftimesh, luftime gladiatorësh, një treg skllevërish dhe një sfilatë mode të lashtë, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Zdravka Masljankova.
Në Varna nga ora 10:00 do të ngrihet flamuri bullgar në sheshin “Shën Kirill dhe Metodij”, pas së cilës do të zhvillohet një program folklorik me pjesëmarrjen e mbi 600 nxënësve dhe studentëve, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare-Varna.

Në Plovdiv, në orën 19:00, në sheshin "Stefan Stambollov", Orkestra Frymore Përfaqësuese e Gardës dhe Ansambli Folklorik "Trakia" do të mbajnë një koncert.
Do të ketë gjithashtu një procesion në Sliven, i cili do të fillojë nga kopshti i qytetit në orën 11:00 të paradites. Në mbrëmje në orën 19:30. Do të ketë një koncert dhe 250 dronë do të performojnë një shfaqje dritash në qiellin e natës, raportoi korrespondenti ynë Stojan Radev.
Redaktoi: Miglena IvanovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv, Dimitrina Donçeva - fotot janë ilustruese
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..