Gjatë 24 orëve të ardhshme, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që kalon nëpër Detin Egje dhe ngushticat drejt Detit të Zi, situata meteorologjike në Bullgari do të jetë e ndërlikuar. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të konsiderueshme në shumë vende. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi, ndërsa në rajonet lindore nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë në një diapazon të gjerë: nga 8°-10° në rajonet perëndimore deri në 20°-22° vende-vende në rajonet juglindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi.
Në male do të ketë vranësira dhe mjegull. Do të ketë reshje, të konsiderueshme në shumë vende, me reshje bore mbi 2000 metra lartësi. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në kreshtat - erë e përkohshme dhe e stuhishme jugperëndimore, e cila gjithashtu do të orientohet nga veriperëndimi në mbrëmje. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme me ndërprerje të përkohshme në orët para mesditës. Pas drekës, do të ketë shi dhe bubullima në shumë vende. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 22 gradë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..