Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti falënderoi mediat për ruajtjen e lidhjes midis komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe atdheut

Në Vërshec, Presidenti Rumen Radev, mori pjesë në Takimin e 20-të të Mediave Bullgare Jashtë Vendit
Foto: BGNES

Na pëlqen të themi se Bullgaria shtrihet për aq sa ka bullgarë. Që kjo hapësirë ​​shpirtërore, këta kufij shpirtërorë të Bullgarisë, të jenë të gjallë dhe të shëndetshëm, duhet të ketë një lidhje të fortë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. Këtë e deklaroi në Vërshec Presidenti Rumen Radev, i cili më 26 maj mori pjesë në Takimin e 20-të të Mediave Bullgare Jashtë Vendit. Presidenti shprehu mirënjohje ndaj gazetarëve bullgarë në mbarë botën për përpjekjet e tyre për të ruajtur lidhjen midis komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe atdheut. Disa nga gazetarët e pranishëm e ftuan kreun e shtetit të vizitojë vendet ku jetojnë dhe punojnë. Rumen Radev i pranoi ftesat me mirënjohje dhe shprehu gatishmëri për takime të ardhshme me komunitetet bullgare jashtë shtetit, njofton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD