Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultivuesit e trëndafilave presin një korrje të dobët dhe një rishikim të çmimeve të blerjes

Foto: BGNES, arkiv

Vjelja esivjetshme e  trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi kostot e kultivimit të trëndafilave nuk mund të mbulohen nga çmimet aktuale të blerjes. Në vendin tonë ka rreth 62 mijë hektarë plantacione trëndafilash që japin vaj, por vetëm 40 mijë prej tyre kultivohen në mënyrë aktive. Zonat e mbetura nuk mirëmbahen ose janë braktisur për shkak të rentabilitetit të ulët të sektorit. Kultivuesit e trëndafilave po kërkojnë mbështetje të mjaftueshme shtetërore dhe një rishikim të çmimeve të blerjes, pasi përndryshe jetesa tradicionale e rajoneve të tëra mund të zhduket.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD