Të mërkurën në mëngjes, moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme në rajonet veriore dhe jugore. Pasdite, retë do të dendësohen në shumë zona dhe reshjet do të bien në disa rajone. Do të fryjnë erëra të moderuara dhe përkohësisht të forta veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 24°, në Sofje - rreth 19°.
Mbi male, mbulesa e reve do të jetë e ndryshueshme, shpesh e konsiderueshme. Vende-vende do të bien shira afatshkurtër, mbi 2200 metra - borë. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 m - rreth 5°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, pasdite edhe mbi rajonet veriore - shpesh të konsiderueshme. Në vende të caktuara, do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e moderuar nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 18° dhe 22°, dhe uji i detit - 15°-18°. Valët e detit do të jenë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..