Vizita e zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe delegacionit që ai kryeson në Taxhikistan filloi me një takim pune me ministrin e punës, migracionit dhe punësimit të Taxhikistanit, Holmahmaxoda Soleha. Gjatë vizitës tre-ditore planifikohen një numër takimesh dypalëshe. Zafirov do të mbajë gjithashtu një fjalim në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Mbrojtjen e Akullnajave, e cila do të hapet më 30 maj në Dushanbe.
Atanas Zafirov është burrështetasi i parë bullgar që viziton shtetin e Azisë Qendrore në 18 vjet dhe vetëm i treti në historinë 32-vjeçare të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, njofton shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe.
Në vitet e fundit, taxhikët janë ndër punëtorët nga vendet e treta që kërkojnë akses në tregun bullgar të punës. Dhoma e Ndërtuesve në Bullgari thekson se punëtorët e ndërtimit nga Taxhikistani kanë një reputacion të mirë në vendin tonë për shkak të punës së tyre të mirë dhe janë të kërkuar si punëtorë kallëpesh, operatorë të makinerive të ndërtimit dhe punëtorë të përgjithshëm, por edhe si personel i kualifikuar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..