Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe Nëna e Zotit.
Ndërsa ata u ngjitën në mal, Krishti ngriti lart duart për t'i bekuar. Ndërsa po i bekonte, Ai u nda prej tyre dhe u mor lart nga toka dhe, u ngjit gradualisht në qiell tek Ati i Tij qiellor, derisa u bë i padukshëm (Luka 24:50). Apostujt adhuruan Zotin e Ngjitur dhe nuk mund t'i hiqnin sytë nga pamja e mrekullueshme. Në atë çast, dy engjëj me rroba të bardha qëndruan para tyre dhe thanë: “Burra të Galilesë, pse qëndroni duke shikuar lart në qiell? Ky Jezus, që u mor në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e patë të shkonte në qiell” (Veprat 1:11) në konfirmim të fjalëve të Krishtit (Mat. 26:64) për Ardhjen e Tij të Dytë të madhe dhe Gjykimin Universal. Të ngushëlluar nga engjëjt, apostujt u kthyen në Jerusalem, të gëzuar, gati për të përhapur fjalën e Ungjillit.
Festa e Ngjitjes së lavdishme të Zotit Krisht në Qiej kremtohet nga Kisha që nga shekujt IV-V dhe i përket festave të lëvizshme.
Me ngjitjen e Tij në qiell, Jezusi e përfundoi veprën e shpëtimit, duke na hapur qiellin të gjithëve. Prandaj populli bullgar e quajti festën Spasovden (Ditën e Shpëtimit).
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ekipi i Radio Bullgarisë me ndihmën e Aleksandra Karamihalevës, kryeredaktore e "Gazetës së Kishës"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sveticarboris.net, pravoslavieto.com
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..