Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo i treti bullgar nuk ka qasje në shërbimet bazë energjetike

Foto: BGNES

30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. 365 mijë të tjerë kanë statusin e klientëve vulnerabël. Njerëzit që nuk janë në gjendje t'i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm ngrohtë përbëjnë rreth 21%.

Në një deklaratë të Këshillit Ekonomik dhe Social theksohet se qeveria po mbetet prapa në aplikimin e mekanizmave për vlerësimin, identifikimin dhe monitorimin e familjeve me varfëri energjetike në vendin tonë. Institucioni rekomandon shtimin e indeksit të inflacionit në formulën për përcaktimin e vijës zyrtare të varfërisë.

Në korrik të vitit të kaluar, çmimi mesatar mujor i energjisë elektrike në Bullgari, Rumani dhe Greqi ishte mbi 110% më i lartë se ai në vendet e Evropës Qendrore si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke, siç del qartë nga dokumenti, në të cilin theksohet: “Si rezultat, biznesi bullgar dhe shteti bullgar, nëpërmjet kompensimit që ofron, paguajnë një çmim të padurueshëm të lartë për energjinë elektrike, dhe kjo ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në konkurrueshmërinë ekonomike dhe standardin e jetesës.”

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kulmin e sezonit të verës – si e presin pronarët e restoranteve dhe klientët futjen e euros?

Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..

botuar më 25-08-14 6.55.PD

Për tre muaj, paga mesatare në Bullgari u rrit me 5.3% duke arritur në 2572 leva (1315 euro)

Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..

botuar më 25-08-12 3.58.MD

Nga nëntori do të ofrohet blerja e kartëmonedhave dhe monedhave euro në qarkullim

Nga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të..

botuar më 25-08-11 9.41.PD