Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungon komunikim cilësor midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre

Foto: UNICEF - Bullgaria

Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe socio-ekonomikë.

Në vendin tonë jetojnë 1.1 milion fëmijë, informon UNICEF Bullgaria. Ndër tendencat pozitive, spikat rënia e vazhdueshme e vdekshmërisë foshnjore - nga 7.6‰ në vitin 2014 në 4.5‰ vitin e kaluar, si dhe fakti që mbulimi i imunizimeve është rritur pas vitit 2022 dhe mbi 90% e fëmijëve marrin vaksinat e detyrueshme. Pavarësisht këtyre lajmeve pozitive, sfidat me të cilat përballet mirëqenia e fëmijëve në vendin tonë mbeten serioze. Gjatë 5 viteve të fundit, nuk ka pasur pothuajse asnjë ndryshim në numrin e fëmijëve të regjistruar në dhomat pedagogjike të fëmijëve - nga 8899 në vitin 2020 në 8430 në vitin 2024.

Në raportin global të UNICEF-it të publikuar së fundmi "Mirëqenia e fëmijëve në një botë të paparashikueshme", i cili analizon situatën e fëmijëve në vendet me të ardhura më të larta, Bullgaria renditet e 28-ta nga 36 vende sipas 6 treguesve kryesorë. Ka një përkeqësim të kënaqësisë me jetën tek fëmijët, një rritje të rasteve të mbipeshës dhe një rënie të aftësive të tyre akademike krahasuar me vitin 2018. Mungesa e komunikimit cilësor midis prindërve dhe adoleshentëve është gjithashtu shqetësuese - vetëm 64% e tyre thonë se flasin me prindërit e tyre të paktën një herë në javë.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: UNICEF - Bullgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD