Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo, njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti Patrik, mos u prekni ritin e vallëzimit mbi prush!", bëjnë thirrje ekspertët. Ata shprehin mospajtim me përpjekjen për të ndaluar një rit të lashtë që është në thelb të identitetit bullgar. Sipas studiuesve, kjo është një formë e fundamentalizmit kulturor dhe hapi i parë drejt depersonalizimit të kombit duke fshirë kujtesën e tij rituale dhe historike.
"Riti nestinarstvo (vallëzimi mbi prush) nuk është vetëm një element folklorik apo një praktikë rituale. Ai është një urë e gjallë midis traditës mijëvjeçare të trakëve dhe spiritualitetit të krishterë, të përvetësuar dhe të pasuruar nga populli bullgar. Ky zakon nuk është "paganizëm", por një fenomen kulturor që ka mbijetuar përgjatë shekujve dhe mbart simbolikë, nderim dhe spiritualitet të thellë. Ai ndërthur fuqinë rituale të besimit me ritmin e tokës, në një kult ndaj Shenjtorëve Konstantin dhe Elena - një pjesë integrale e panteonit të krishterë", theksohet në qëndrimi i arkeologëve bullgarë.
Më herët këtë muaj, Mitropoliti i Slivenit Arsenij foli kundër ritit të vallëzimit mbi prush, duke i ndaluar vallëzuesit të përdorin ikona gjatë këtij vallëzimit. "Ikona është një objekt i shenjtë, ikona është një imazh i shenjtë. Çfarë kontribuon vallëzimin mbi prush? A u ngrit dikush më shumë shpirtërisht? Kisha dhe besimi nuk kanë të bëjnë fare me magjinë, me ndonjë veti apo imazh të tillë magjik që do t'i lejonte një personi të ecte mbi zjarr", komentoi Patriku Daniill ndalimin, i cituar nga BNT.
Lexoni më shumë për ritin në botimet e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...