Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes Intensiv dhe Mjekësi Emergjente "Pirogov" Dr. Valentin Dimitrov, duke shprehur mirënjohje për shpëtimin e fëmijëve dhe të rinjve më të lënduar rëndë në zjarrin në Koçani, njofton BTA. “Kujdesi i jashtëzakonshëm që ofruan ekipet tuaja, qëndrimi human dhe trajtimi profesional që u ofruat pacientëve të lënduar në momentet e tyre të nevojës më të madhe, ishin thelbësore për shërimin e tyre dhe kthimin e sigurt në shtëpi.Me përkushtimin tuaj, ju keni tejkaluar kufijtë e kujdesit mjekësor dhe keni dhënë një shembull të humanitetit, dhembshurisë dhe miqësisë. Populli maqedonas do ta kujtojë gjithmonë solidaritetin dhe vetëmohimin që demonstruat", thekson Agneza Rusi Popovska.
Më 16 mars të këtij viti, tetë viktima u shtruan në Spitalin “Pirogov” pasi fishekzjarrët u hodhën në një vend argëtimi në Koçani, dhe i fundit prej tyre u lirua më 15 maj.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..