Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, kryesisht mbi rajonet malore dhe lindore, do të përhapen re. Në zona të izoluara do të ketë reshje të shkurtra shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë. Në rajonet ekstreme lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29 dhe 34°, në kryeqytet do të jenë rreth 29°.
Në male do të jetë kryesisht me diell me re që do të zhvillohen pasdite, kur në vende të izoluara do të ketë shira afatshkurtër. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 15°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 22 deri në 26°. Temperatura e ujit të detit është 17-20°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell, me re që do të zhvillohen pasdite. Nuk do të ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit, por të mërkurën në rajonet verilindore dhe malore, dhe të enjten, kryesisht në malet në Bullgarinë Jugperëndimore, do të ketë shira afatshkurtër me bubullima.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bullgaria është prodhuesi kryesor evropian i havjarit të zi dhe konkurron me sukses me liderët tradicionalë Francën dhe Italinë, tha Emill Arabaxhiev, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Havjarit të Zi, në një intervistë për BTA. Franca është..
Për të 11-tën herë radhazi sot, në rrëzë majës Buzlluxha, do të rikrijohet beteja e fundit e vojvodës legjendar bullgar Haxhi Dimitër dhe çetës së tij me trupat osmane në vitin 1868. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare "Stara Zagora" nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës – me vranësira. Në disa vende në rajonet malore të Bullgarisë Jugore do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi masat parandaluese "arrest në paraburgim" kundër kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev dhe dy..
Në një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të ministrive të transportit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet konfirmuan angazhimin..
Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori..