Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Retë do të zhvillohen pasdite dhe shira afatshkurtër do të bien në vende të izoluara. Do të fryjë erë të lehtë, në kreshta deri mesatare. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 23°, në 2000 m - rreth 16°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me rritje të përkohshme të vranësirave pasdite, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga25° deri në 29°, dhe uji i detit është 18°-19°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..